E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Guvernatori i Teksasit zotohet se do ta ndërtojë murin me Meksikën

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, është zotuar se do të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, teksa rritet numri i migrimeve të paligjshme.

Republikani Abbott ka thënë se ka ndarë 1 miliard dollarë nga fondet shtetërore për të rritur sigurinë në kufi.

“Ndonëse sigurimi i kufirit është përgjegjësi e Qeverisë federale, Teksasi nuk do të rri ulur teksa kriza rritet”, ka thënë Abbott.

Një nga vendimet e para të presidentit amerikan Joe Biden, sapo ka marrë detyrën, ka qenë dhënia fund e ndërtimit të murit.

Në muajin shkurt, Biden ka kthyer mbrapsht urdhrin emergjent të parardhësit të tij Donald Trump për ndërtim të murit me Meksikën – një nga pikat kyçe të agjendës së ish-presidentit – dhe ka thënë se nuk do të shpenzohen taksa shtesë në këtë projekt.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Abbott ka autoritet për të urdhëruar ndërtimin e murit në Tekas.

“Muri do të na ndihmojë të punojmë në ndaljen e valës së imigrimit të paligjshëm dhe për ndalje të kontrabandës ilegale”, ka thënë guvernatori në një konferencë për media.

Mirëpo ky plan pritet të përballet me sfida ligjore.

Unioni Amerikan për Liri Civile i Teksasit, e ka konsideruar këtë vendim si “përpjekje e guvernatorit për të hequr vëmendjen nga dështimet në qeverisjen e tij”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota