E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjyqtari jep urdhër që ndalon komentet për ekipin e tij pas një postimi të ish-presidentit Trump

Gjyqtari i çështjes ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, nën akuzat për mashtrime me pronat dhe bizneset e tij, dha një urdhër që i ndalon palët të flasim për anëtarë të ekipit të tij dhe paralajmëroi marrjen e masave për shkeljen e tij.

Urdhri erdhi pasi ish-presidenti sulmoi në mediat sociale një nga juristet e stafit të gjykatësit.

Gjyqtari Arthur Engoron i gjykatës së Manhatanit u tha avokatëve të zotit Trump dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, që ngriti padinë për mashtrime ndaj zotit Trump, se sulmet ndaj stafit të tij ishin “të papranueshme, të papërshtatshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë”.

Urdhri që ndalon të dyja palët të flasin për anëtarët e stafit të tij, u dha në ditën e dytë të dëshmive në gjyq. Gjykatësi Engoron paralajmëroi me “pasoja serioze” nëse do të shkelej urdhri.

Prokurorja James ka akuzuar Trumpin, dy djemtë e tij të rritur, Organizatën Trump dhe të tjerët se kanë ekzagjeruar vlerat e pronave të tyre gjatë një dekade për të siguruar kredi bankare dhe kushte të favorshme për sigurimet, si edhe për ekzagjerim të pasurisë së vetë zotit Trump me më shumë se 2 miliardë dollarë.

Gjyqi mund të çojë në shpërbërjen e perandorisë së biznesit të zotit Trump, ndërsa ai përpiqet të rimarrë presidencën në vitin 2024.
Gjykatësi Engoron e dha urdhrin pasi zoti Trump shpërndau një postim në mediat sociale të juristes, duke e identifikuar atë me emër, në një fotografi me kreun e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer të Nju Jorkut, i cili nuk është i përfshirë në çështjen ndaj zotit Trump.

Ish-presidenti iu referua nëpunëses së gjykatës si “e dashura” e senatorit Schumer. “Sa e turpshme!” shtoi zoti Trump, kandidati kryesor për emërimin si kandidat të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale. “Ky gjyq duhet të ndërpritet menjëherë!!”, vazhdoi ai.

Postimi i ish-presidentit Trump u fshi më vonë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota