Gjermania sot ka shënuar 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, teksa presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier falenderoi vendet e Evropës Lindore, që mundësuan që një revolucion paqësor të ndodhë.
Rrëzimi i Murit të Berlinit më 9 nëntor, 1989, mundësoi një revolucion paqësor në mbarë Gjermaninë Lindore komuniste, një lëvizje që u bë edhe në shtetet e kontrolluara nga Bashkimi Sovjetik në Evropën Qendrore.
“Së bashku me miqtë tanë, ne kujtojmë me mirënjohje të thellë ngjarjet që ndodhën 30 vjet më parë”, tha Steinmeier gjatë një ceremonie në Memoralin për Rrëzimin e Murit në Berlin, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderët e Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke.



