E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjermanët janë më të lumturit që të paguajnë taksa për shpenzimet publike

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se për shumë gjermanë është e pranueshme që shpenzimet e qeverisë të financohen nga taksat. Njerëzit në Shqipëri dhe në Mal të Zi janë shumë më skeptikë se gjermanët.

Njerëz në Gjermani besojnë se qytetarët janë më të lumtur të paguajnë taksa për shpenzime publike se njerëzit në vendet e tjera. Në këtë përfundim arrin një studim i mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Ky lajm bëhet i ditur në një kohë kur ligjvënësit gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të rrisë investimet publike ose të ulë taksat përballë tepricës në buxhet.

Instituti më qendër në Bazel të Zvicrës Basel Institute of Commons and Economics ka publikuar shifra për 14 shtete, për faktin se sa dëshirë kanë qytetarët për të paguar taksa për infrastrukturën, shëndetësinë, edukimin dhe pronësi të tjera. Të pyeturit duhet të vendosnin në një shkallë nga 1-10.

Gjermania: 7.0

Kamboxhia: 6.7

Austria: 6.4

Kosova: 5.6

Symbolbild Steuern und Finanzen (Colourbox)

Bangladeshi: 5.5

Vendet e tjera ishin Pakistani: 5.2: Afghanistani: 5.2; Nepali: 4.9; Bosnjë-Hercegovina:4.7; Shqipëria: 4.5; Serbia: 4.1; Mali i Zi: 3.9: Brazili: 3.4; Maqedonia 3,2.

Si u përllogaritën këto shifra? Instituti i nxori kuotat kombëtare duke u bazuar në një sondazh të më shumë se 16.000 personave të pyetur në 141 vende, i tha Drejtori i Institutit Alexander Dill Deutsche Welles. Personat u pyetën që të rendisin vendin e tyre duke i dhënë një shifër midis numrit 1 dhe 10 pyetjes nëse “njerëzit i pranojnë taksat dhe kontributet për të financuar pronën publike”.

Për se do të përdoren këto të dhëna? Instituti e zhvilloi anketimin në një periudhë trivjeçare, i ngarkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të konstatuar pranimin nga njerëzit të shpenzimit të parave publike për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SdG). Është planifikuar që rezultatet për të gjitha vendet të publikohen në muajin mars.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota