E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fshati në Portugali përmbytet me dy milionë litra verë

Në fshatin Sao Lourenco do Bairro, Portugali, banorët u përballën me një pamje vërtet të paprecedentë pasi panë rrugët të shndërroheshin në lumenj verë.

Konkretisht, 2.2 milionë litra verë përmbytën fshatin kur dy depozita të mëdha vere u thyen në një distileri. Për t’ju dhënë një ide për madhësinë e verës që gjendet në rrugë, 2.2 milionë litra mund të mbushin një pishinë me përmasa olimpike. Pjesa më e madhe e verës u gjet në fusha, ndërsa disa arritën të derdheshin në rrugë.

Përveç kësaj, ekzistonte frika se mund të kontaminonte një lumë aty pranë, por autoritetet lokale thanë se arritën të parandalonin që kjo të ndodhte. Distileria, Levira, kërkoi falje për dëmin dhe tha se mori përgjegjësinë e plotë për aksidentin e pazakontë.

“Shkaktarët e ngjarjes janë duke u hetuar nga organet kompetente. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbuluar kostot që lidhen me pastrimin dhe riparimin e dëmeve, me ekipe të gatshme për të vepruar menjëherë. Ne jemi të përkushtuar që ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kompania.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota