E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Francë, pas heqjes së masave rritet përdorimi i biçikletave

Heqja e masave tregoi një rritje të përdorimit të biçikletave me 44 për qind.

Meqenëse masat bllokuesve që u vendosën kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) u hoqën në Francë, përdorimi i biçikletave është rritur me 44 për qind në shkallë vendi, siç raportohet nga grupi i mbështetësve të çiklistëve “Velo et Territoire”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat u mblodhën nga 182 sportelet që numëruan biçikletat në rrugët në të gjithë vendin.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka nxitur përdorimin e vazhdueshëm të biçikletave në të gjithë rajonin e Parisit gjatë krizës, duke konsideruar se kjo ishte lëvizja e duhur për të zhbllokuar trafikun, duke zvogëluar kështu përhapjen e infeksionit.

Për këtë qëllim, Parisi do të shtojë 50 kilometra korsi të përkohshme për biçikleta, ndërsa qytetet dhe fshatrat në rajon do të shtojnë 150 kilometra korsi.

Qeveria e Francës gjithashtu ka nisur një paketë prej 20 milionë euro për të inkurajuar përdorimin e biçikletave nga udhëtarët dhe të tjerët me një grant prej 50 euro për person për të paguar për mirëmbajtjen e biçikletave dhe subvencione.

Gjatë masave të bllokadës nga 17 marsi deri më 11 maj, përdorimi i biçikletave ra për 62 për qind në kryeqytet.

Në 20 qytete të tjera në të gjithë Francën gjithashtu do të shtohen korsitë e biçikletave.

Stephanie Magin, zëdhënëse e “Velo et Territoire”, në një deklaratë tha se përdorimi i biçikletave tashmë ishte rritur në dhjetor dhe janar për shkak të grevave në vend.

“Ajo që kemi vërejtur gjatë javës së parë që nga fundi i mbylljes është mjaft pozitive për biçikletat”, ishte shprehur ajo.

Trafiku i biçikletave gjithashtu ishte rritur 5 për qind në krahasim me vitin 2018, dhe gjithsej me 19 për qind që kur grupi filloi me numërimin në vitin 2013.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota