E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Francë, fitojnë sindikatat/ Qeveria e Macron tërhiqet nga reforma e pensioneve

Trysnia e protestuesve në Francë e ka lëkundur qëndrimin e qeverisë.

Përmes një letre, kryeministri Edouard Philippe u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga pjesa e reformës së pensioneve, e cila e rrit daljen e moshës në pension nga 62 në 64 vjeç. Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi këtë si një “kompromis konstruktiv”.

Laurent Berger, sekretari i përgjithshëm i njërës prej sindikatave më të mëdha në vend, CFDT, e përshëndeti lëshimin e bërë nga ekzekutivi, duke e përshkruar si një “ fitore” për sindikalistët. “ Arritëm tërheqjen e moshës së pensionit, ky është një ngadhënjim për ne. Tani do të vazhdojmë aksionin tonë për një sistem më të drejtë e të unifikuar pensioni”, shkroi ai në Twitter.

Sindikata CGT ndërkohë tha se oferta e kryeministrit shërbente vetëm për t’i hedhur hi syve protestuesve dhe sqaroi përmes një deklarate se është më e vendosur se kurrë që ta ndalojë “një herë e mirë këtë reformë”. Protestat kundër planeve të Emmanuel Macron për reformimin e sistemit vendas të pensioneve kanë hyrë tashmë në ditën e 38-të, dhe e kanë gjunjëzuar keqas transportin në pjesë të ndryshme të Francës, sidomos atë hekurudhor.

Të shtunën, tubuesit zbritën sërish në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera, e marshimi i tyre në disa raste mori kthesë të dhunshme pasi grupe protestuesish thyen vitrina e dogjën kosha mbeturinash dhe billborde, ndërsa policia iu kthye me gaz lotsjellës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota