E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Franca paralizohet

Grevistët e Francës janë aq të zemëruar me planet e Presidentit Macron, saqë madje po përdorin masivisht festën e Krishtlindjes për të zbatuar kërkesat e tyre. Fokusi kryesor është në transportin hekurudhor.

Grevistët në hekurudhën shtetërore SNCF kanë njoftuar se trafiku hekurudhor në Francë do të ndërpritet masivisht gjatë Krishtlindjeve. Asnjë ndryshim thelbësor nuk pritet, bëri të ditur SNCF. Dhe aleanca e sindikatave po zgjerohet gjithnjë e më shumë: me shoqatat e sindikatave CGT, FO dhe SUD, të cilat kanë qenë në grevë deri tani, janë bashkuar ndërkohë nga punonjësit e sindikatës së moderuar të hekurudhave CFDT.

Protestat dhe grevat kundër reformës së planifikuar të pensionit të qeverisë qendrore kanë rreth dy javë e gjysmë që vazhdojnë. Këtë të hënë, udhëtuan mesatarisht 40 përqind e trenave të shpejtësisë së lartë TGV. Të prekura janë edhe lidhjet me Gjermaninë.

Gare de l’Est bosh

Në trafikun e distancave të afërta dhe atë rajonal të SNCF-së dhe në kompaninë e transportit publik në Paris RATP pati gjithashtu pengesa të konsiderueshme. Demonstruesit bllokuan përkohësisht trafikun në linjën 1 të metrosë pranë stacionit të trenave të distancave të largëta Gare de Lyon në Paris, raportoi kanali i lajmeve BFMTV. Kjo linjë metroje është një nga të paktat në kryeqytet ku trenat vazhdojnë të qarkullojnë. Ministrja e Mjedisit Francez Elisabeth Borne e dënoi aktin: e drejta për grevë nuk lejon bllokime dhe frikësime të udhëtarëve, tha ajo.

Pasojat ekonomike

Ndërkohë, greva ka pasur edhe pasoja ekonomike. Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë në Paris (CCI), shitja me pakicë në kryeqytetin francez ka rënë rreth 30 përqind. Për shumë sipërmarrje kjo është goditje e rëndë. Dhjetori është një nga muajt më të rëndësishëm të biznesit.

Një “pikë e vështirë” në negociata mbetet mosha e ardhshme e daljes në pension, siç tha CFDT. Planet e qeverisë përcaktojnë se ajo faktikisht do të rritet nga 62 në 64 vjeç. Reforma e pensioneve është premtimi kryesor në reformën e Macronit. Ai dëshiron të unifikojë sistemin e komplikuar me 42 rregullore të ndryshme në Francë dhe të zvogëlojë deficitin prej miliarda eurosh të fondeve të pensioneve.

cgn/ml (afp, ap, dpa, rtre)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota