E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Franca dhe Kanadaja, fuqitë e paqes”, Macron dhe Carney: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Ukrainës

Franca dhe Kanadaja janë “fuqitë e paqes” dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Ukrainës, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes Macron dhe kryeministrit kanadez Mark Carney, presidenti francez shton se Kanadaja ka qenë në krah të Ukrainës dhe Evropës pa u lëkundur që nga fillimi i luftës, mbi tre vite më parë.

Macron thotë gjithashtu se të dy vendet do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe të kërkojnë “angazhime të qarta” nga Rusia.

“Ne të dy qëndrojmë për sovranitetin dhe sigurinë… e demonstruar nga mbështetja jonë e palëkundur ndaj Ukrainës”, thotë Carney, duke shtuar se në një krizë tani është shumë e rëndësishme që Kanadaja të forcojë lidhjet me partnerë të besueshëm.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota