E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Franca dhe Gjermania bashkërendisin qëndrimet para takimit të udhëheqësve të BE-së

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do të bashkërendisin qëndrimet për çështje të ndryshme me të cilat përballet blloku evropian, që përfshijnë procesin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe deri te situata në Siri.

Koordinimi ndërmjet gjermanëve dhe francezëve ndodh para një takimi të udhëheqësve të shteteve dhe qeverive të BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do t’i zhvillojnë bisedimet në qytetin francez jugperëndimor të Toulouse.

Ata do të fokusohen se si të ecet përpara me projektet evropiane në politikën e jashtme, mbrojtjen dhe energjinë.

Merkel ka thënë se bashkë me Macronin dëshiron të shkojë në në Bruksel me “sa më shumë pozicione të përbashkëta, që të jetë e mundur”.

Shefja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu do t’i bashkohet bisedimeve të Merkelit dhe Macronit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha më herët se kjo është një kohë “shqetësuese” për rendin ndërkombëtar.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota