E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Florida, uragani lë pa energji 2.5 milionë njerëz, shumë të bllokuar brenda shtëpive

Uragani Ian shkaktoi shkatërrim nëpër të gjithë shtetin e Floridës duke bllokuar një numër të madh njerëzizh brenda shtëpive të përmbytura, si dhe duke lënë pa energji elektrike 2.5 milionë banorë.

Ky konsiderohet të jetë një nga uraganet më të fortë që ka goditur Shtetet e Bashkuara, e që rrezikon përmbytje katastrofike në të gjithë shtetin.

Autoritetet konfirmuan të paktën një të vdekur në Florida, një 72-vjeçar nga Deltona.

Por autoritetet e kontesë Lee thanë se besojnë se numri i të vdekurve do të jetë me qindra. Rrugët dhe urat në këtë konte mbetën të pakalueshme, duke bllokuar me mijëra njerëz.

Kryetari i bashkisë së kontesë Fort Myers, Kevin Anderson tha se megjithëse deri tani nuk kishte informacion për viktima të mundshëm nga uragani, Ian ishte stuhia më e rëndë që ai kishte parë që nga vitet 1970.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota