E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Finlandë, zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme

Qytetarët në Finlandë po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ku partia opozitare, Partia Socialdemokrate, po mundohet të rrëzojë Qeverinë e qendrës së djathtë, ndërkaq e djathta ekstreme po ashtu parashikohet të fitojë më shumë vota.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 9 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe do të mbyllën në ora 20, ndërkaq rezultatet pritet të dalin në mesnatë.

Socialdemokratët kanë bërë fushatë kundër shkurtimit të shpenzimeve, politika këto që i ka zbatuar Partia e Qendrës, e kryeministrit Juha Sipila dhe ministri i Financave Pettri Opro – i cili udhëheq me partinë konservatore, Partia e Koalicionit Kombëtar.

Socialdemokratët kanë premtuar se do të shqyrtojnë shkurtimin e shpenzimeve që janë bërë viteteve të fundit, pasi ekonomia e vendit po lufton me recensionin që u shkaktua nga kriza financiare e vitit 2008.

Po ashtu partia e ekstremit të djathtë, Partia e Finlandezëve, që udhëhiqet nga Jussi Halla-aho, muajve të fundit ka fituar popullaritet për shkak të fushatës anti-migrantëve.

Partitë që pritet të dalin në vendin e dytë apo të tretë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e Qeverisë së ardhshme, pasi që Finlanda zakonisht krijojnë koalicion qeverisës me tre apo katër parti.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota