E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Finlandë, hidhet ideja e punës 4 ditë në javë, 6 orë në ditë

Sana Marin sot është kryeministrja më e re në botë, por kur ishte ministre e transportit, ajo dha idenë për të ulur orët e punës në javë për punonjësit.

Ideja e Marin është që të ketë katër ditë punë në javë, me nga gjashtë orë punë në ditë.

“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë-orarëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me të tjera aspekte të jetës, si kultura”, tha ajo në gusht të vitit 2019.

Marin shpresonte që propozimi i saj të bëhej realitet shumë shpejt në vendin e saj, ku orari është tetë orë në ditë për pesë ditë në javë.

Forca politike “Aleanca e Majtë” ka propozuar edhe më parë që të provohet java me katër ditë punë, por është kundërshtuar nga opozita e cila e quan jo-realiste.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota