Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogherini, ka përfunduar dje mandatin e saj, ndërkohë që një publikim në Twitter ka bërë njoftimin e përfundimit të detyrës dhe i ka uruar pasardhësit Borel gjithë të mirat, shkruan “Pravda”.
Në ditën e fundit të saj si shefe e diplomacisë ajo po urimit ka thënë se po lë zyrën “në duar të sigurta” , duke menduar në diplomatin spanjoll Zhosep Borel.
“Mandati im përfundoi pas 5 viteve shumë intensive. Ju faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan që BE të bëhet partner I besueshëm, shtyllë e multi-laterizmit dhe mbrojtës kokëfortë I të drejtave të njeriut. Po lë zyrën në duar të Zhosep Borel dhe I dëshiroj çdo të mirë!”, ka thënë Mogherini në Twitter.



