E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

FBI: Kina, përgjegjësja kryesore për spiunazh kibernetik në SHBA

Byroja Federale e Hetimit (FBI) po zhvillon më shumë se 1 mijë hetime për vjedhje të pronës intelektuale në të 50 shtetet amerikane dhe pothuajse të gjitha rastet kanë lidhje me Kinën. Informacioni u bë i ditur nga drejtori i FBI–së Christopher Wray. Ai tha se Kina përbën kërcënimin kryesor për vendin në fushën e kundër zbulimit.

Duke dëshmuar përpara komisionit Juridik të Senatit, zoti Wray e karakterizoi kërcënimin si “më të thellin, më të larmishmin, më të ndërlikuarin, me sfiduesin, më gjithëpërfshirësin e më shqetësuesin se çdo kërcënim tjetër për kundër zbulimin“.

Kërcënimi kinez varion nga ndërhyrjet kibernetike deri tek korruptimi i personave të brendshëm në kompanitë amerikane të vogla e të mëdha tha zoti Wray duke përmendur një seri rastesh të fundit të spiunazhit ekonomik kinez të hetuara nga FBI-ja.

Ai tha se problem mbetet veçanërisht përpjekja e spiunazhit kinez për të vjedhur informacion rreth veprimtarive kërkimore në fushën e pronësisë intelektuale të financuara me fonde publike.

“Kjo është një qasje me të gjitha mjetet nga ana e tyre, që kërkon gjithëaq një përgjigje me të gjitha mjetet nga ana jonë“, tha zoti Wray.

I pyetur rreth zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2020, zoti Wray tha jo për herë të parë se Moska ka si qëllim ndërhyrjen, duke e quajtur Rusinë kërcënimin numër 2 sipas shërbimeve amerikane të zbulimit.

Dëshmia e Christopher Wray vjen një ditë përpara dëshmisë në dy komisione të Dhomës së Përfaqësuesve të ish-Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller rreth hetimit të tij mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota