Facebook tha se ka fshirë 103 faqe, grupe dhe llogari, të cilat, sipas rrjetit social, kanë qenë të lidhura me krahun e marrëdhënieve publike të ushtrisë pakistaneze.
Shefi për siguri kibernetike i Facebook-ut, Nathaniel Gleicher, tha se “sjellja e koordinuar joautentike” e këtyre llogarive ka shkelur politikat e Facebook-ut dhe të aplikacionit të tij, Instagram.
“Facebook zbuloi se llogaritë ishin të lidhura me punonjësit e Departamentit të Marrëdhënieve Publike të ushtrisë pakistaneze”, tha Gleicher.



