Bashkimi Evropian ka filluar të zbatojë një vendim për ndalimin e importit të naftës që vjen nga Rusia. Duke filluar nga dita e sotme (e dielë), 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë hapin për të ulur më tej varësinë e tyre energjetike nga Moska.
Ky hap synon gjithashtu të ulë të ardhurat që siguron Kremlini nga karburantet fosile, si ndëshkim lidhur me agresionin e tij në Ukrainë.
Ndalimi i shtohet një tjetër mase të ndërmarrë së fundmi për t’i vendosur një tavan çmimit të naftës ruse, për të cilin u ra dakord nga Grupi i Shtatëshes.



