E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Europa përjeton dimrin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë

Europa sapo ka përjetuar dimrin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, thonë ekspertët e Bashkimit Evropian për klimën.

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës së Kopernikut (C3S) tha se midis dhjetorit 2019 dhe shkurtit 2020, temperaturat ishin 3.4 gradë Celsius mbi temperaturat mesatare krahasuar me vitet 1981 dhe 2010.

Temperaturat ishin 1.4 gradë më të ngrohta se dimri më i ngrohtë i regjistruar më parë, më 2015-16, tha organizata.

C3S tha që Europa Veriore dhe Lindore veçanërisht u preken nga tendenca e ngrohjes.

Drejtori i organizatës, Carlo Buentempo, tha se situata nuk mund t’i atribuohet vetëm ngrohjes globale, megjithëse ka të ngjarë që ajo të kontribuojë në këto ndryshime.

“Ndërsa kjo ishte një ngjarje me të vërtetë ekstreme në vetvete, ka të ngjarë që ajo të jetë bërë më ekstreme nga tendencat globale të ngrohjes” tha ai.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota