E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Europa është në anën e grave”- BE i bashkohet Konventës së Stambollit për luftimin e dhunës ndaj tyre

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian votuan më 1 qershor për ta ratifikuar Konventën e Këshillit të Europës, një muaj pasi Parlamenti Europian e miratoi vendimin për t’iu bashkuar Konventës së Stambollit për ta luftuar dhunën ndaj grave.

Konventa e Stambollit, e hartuar nga Këshilli i Europës, është instrument ligjor gjithëpërfshirës që synon mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës, duke përfshirë dhunën në familje.

Duke iu bashkuar kësaj Konvente, BE-ja si dhe vendet anëtare i bashkohen “zero tolerancës” ndaj dhunës së ushtruar ndaj grave.

“Europa është në anën e grave, për t’i mbrojtur nga dhuna. Të gjitha gratë dhe vajzat meritojnë një jetë pa dhunë, është koha për drejtësi dhe barazi”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sot, Bashkimi Europian po dërgon një sinjal të fortë: ne jemi të vendosur të parandalojmë, dënojmë dhe luftojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave në të gjitha format e saj”, shtoi ajo.

Konventa u hartua nga Këshilli i Europës në vitin 2011. Këshilli i Europës, i cili nuk është një organ i BE-së, monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në 46 shtete anëtare.
Në maj, Parlamenti Europian votoi në favor të anëtarësimit të BE-së në Konventën e Stambollit.

Marrëveshja nuk është ratifikuar ende në disa vende të BE-së, si Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Sllovakia. Turqia u tërhoq nga Konventa e Stambollit në Vitin 2021.

Ndërsa Kosova edhe pse nuk është pjesë e këtij Këshilli, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar këtë konventë më 25 shtator të vitit 2020, duke e bërë atë pjesë të Kushtetutës së Kosovës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota