Ndërsa Evropa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që varen rreth minus tre gradë në zonat malore, me një njeri të vdekur kur një degë peme ra mbi të.
Qysh ditën e shtunë, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.
Sipas faqes së lajmeve australiane ABC, dëbora, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në të gjithë Victoria.



