E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ekonomia kineze vazhdon rritjen, pavarësisht ”luftës” tregtare me SHBA

PEKIN, 12 tetor /ATSH-DPA/ Kërkesa e fortë e brendshme e Kinës vazhdon të nxisë tregtinë e jashtme, pavarësisht nga përkeqësimi i marrëdhënieve me SHBA

Tregtia e jashtme e Kinës u rrit në mënyrë të ndjeshme në shtator, pavarësisht nga shkurajimi për shkak të ”luftës” tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treguan të dhënat zyrtare të doganave.

Eksportet e Kinës u rritën 14,5 % në shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 226,7 miliardë dollarë.

Ndërkohë, importet u rritën me 14,3 % nga viti në vit me 195 miliardë dollarë. Kërkesa e fortë e brendshme e Kinës vazhdon të nxisë tregtinë e jashtme, pavarësisht nga përkeqësimi i marrëdhënieve me SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump muajin e kaluar rriti tarifimet për 200 miliardë dollarë të tjera për mallrat kineze, nga 50 miliardë dollarë një vit më parë.

Kina i është kundërvënë duke rritur tarifat për importet e SHBA-së, duke përfshirë sojën, makinat dhe avionët.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota