E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ekonomia amerikane rritet 4.2 për qind në tremujorin e dytë

Ekonomia amerikane u rrit 4.2 për qind në tremujorin e dytë, ose 0,1 përqind më shumë se sa parashikimi fillestar. Kjo është rritja më e fuqishme që nga viti 2014.

Raporti i Departamentit të Tregtisë është një rishikim rutinë i vlerësimeve, që bëhet sa herë ka të dhëna më të plota për ekonominë.

Rritja erdhi kryesisht nga një rënie e importeve, veçanërisht të naftës, dhe nga disa faktorë të tjerë të përkohshëm.

Njëri prej tyre është një rritje e eksporteve të sojës, të cilat morën një ritëm më të shpejtë pasi importuesit u përpoqën t’u shpëtojnë tarifave të vendosura nga Kina, si reagim ndaj atyre të vendosura nga administrata Trump mbi mallrat kineze.

Shifrat e tremujorit të dytë janë pothuajse dyfishi i atyre të tremujorit paraardhës. Ekonomistët parashikojnë që rritja e përgjithshme për këtë vit të jetë rreth tre përqind.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota