E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ebola në Kongo, OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi virusi vdekjeprurës Ebola në Kongo vazhdon të përphapet.

Këtë javë u raportua për një rast me Ebola në Goma të Kongos – qytet me mbi dy milionë banorë, pranë kufirit me Ruandën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi paralajëmrimin global pasi afro 1,700 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga gushti i vitit të kaluar.

Sipas OBSH-së, “ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë”.

Virusi Ebola mund të përhapet me shpejtësi dhe është fatal deri në 90 për qind të rasteve.

Simptomat përfshijnë ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje të muskujve.

Shpërthimi më i madh i Ebolës që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota