E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Donald Tusk zgjidhet kryetar i Partisë Popullore Europiane, kritikon autokratët

Donald Tusk, presidenti i ri i partisë më të madhe në Parlamentin Europian ka paralajmëruar kundër zgjedhjes së “popullistëve politikë, manipuluesve dhe autokratëve” në role udhëheqëse brenda aleancës.

Tusk, president në shkuarje i Këshillit Evropian i ka thënë partisë së qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane, në një Kongres të mbajtur në Zagreb se ky grup duhet të përkushtohet për të luftuar “popullizmin e papërgjegjshëm”.

Partia Popullore Evropiane është themeluar më 1976, dhe e quan veten aleancë të qendrës së djathtë, në të cilën përfshihen 84 parti dhe partnerë në 42 shtete, si dhe funksionon mbi parimin e “përkushtimit për një Evropë të fortë të bazuar në modelin federal që shtrihet në parimin e decentralizimit”.

Ky parim përfshihet edhe në ligjet evropiane, që nënkupton se çështjet politike dhe ato shoqërore duhet të trajtohen në nivelin më lokal të mundshëm.

Pasi është zgjedhur lider i ri, Tusk i ka thënë Kongresit se “në asnjë situatë ne nuk guxojmë që fushën e sigurisë dhe rregullit ta dorëzojmë te popullistët politikë, manipulatorët dhe autokratët”.

“Ne nuk do të sakrifikojmë vlerat tona si liritë civile, sundimin e ligjit dhe jetën publike sepse nuk kemi nevojë. Kushdo që nuk mund ta pranojë këtë gjë, në fakt është duke vendosur veten jashtë familjes”, ka thënë ai.

Tusk nuk ka përmendur liderët me emra, mirëpo kryeministri i Hungarisë, ka bërë thirrje si lider i të djathtës ekstreme për një lëvizje populliste kundër migrimit në gjithë kontinentin, sidomos në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

Partia Popullore Evropiane ka pezulluar anëtarësinë e Partisë Fidesz të Orbanit nga aleanca pasi Orbani ka udhëhequr një fushatë të ashpër kundër Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ende nuk është bërë e qartë nëse kjo aleancë do ta dëbojë partinë Fidesz.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota