E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dhjetëra të vdekur si pasojë e motit të keq në Indonezi

Autoritetet në Indonezi thanë sot se të paktën 53 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve, në rajonin e kryeqytetit, Xhakarta.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë, që dyshohet se janë të bllokuar nën baltë, thanë zyrtarët.

Në dhjetëra qarqe të kësaj zone ka pasur rrëshqitje të dheut, teksa Indonezia po përballet me stuhi shiu që kanë përmbytur lumenjtë. Moti i keq që po vazhdon, ndërprerja e energjisë elektrike, por edhe terreni i vështirë, po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar më shumë persona, thanë autoritetet.

Rreth 400 mijë persona raportohet se janë vendosur në strehimore, si pasojë e motit të keq.

Sipas meteorologëve, edhe në ditët në vazhdim, Indonezia do të përballet me stuhi shiu.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota