E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dhjetë kandidatë do të garojnë për postin e kryeministrit të Britanisë

Dhjetë kandidatë do të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjedhimisht të kryeministrit, konfirmoi të hënën komiteti i kësaj partie.

Kryetarja e deritashme, Theresa May, ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, ndërsa do të mbetet në krye të qeverisë, derisa të zgjidhet kryeministri i ri.

Kryeminstër i Mbretërisë së Bashkuar bëhet me automatizëm udhëheqësi i partisë më të madhe në Parlamentin britanik – në këtë rast i Partisë Konservatore.

Kandidatët përfshijnë ish-ministrin e Jashtëm, Boris Johnson, pasardhësin e tij, Jeremy Hunt, ministrin e Mjedisit, Michael Gove, ish-ministrin për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Dominic Raab, ministrin e Shëndetësisë, Matt Hancock, dhe ministrin e Brendshëm, Sajid Javid.

Kandidatë të tjerë janë: ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Stewart, ish-ministrja e Punës, Esther McVey, ish-kryetarja e Parlamentit, Andrea Leadsom, dhe ligjvënësi konservator, Mark Harper.

Rrethi i parë i votimeve në mesin e ligjvënësve konservatorë do të mbahet të enjten.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota