E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Bashkimi Evropian dështoi sot të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë , njoftoi shefja e politikës së jashtme evropiane Kaia Kallas pas përfundimit të Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme në Bruksel.

Kallas tha se ishte “vërtet e trishtuar” nga ngjarja, duke shtuar se tani “topi është në fushën e Sllovakisë “.  Më parë, kryeministri sllovak Robert Fico kishte njoftuar se përfaqësuesi i vendit të tij në Këshill do të kërkonte një shtyrje të votimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës.

Ai argumentoi se kërkesa pasqyron qëndrimet e partive politike të vendit të tij mbi propozimet e paraqitura nga Komisioni për të ndihmuar Sllovakinë të kapërcejë çdo pengesë që do të hasë në furnizimet e saj me gaz pas ndalimit të planifikuar të importeve të gazit rus nga viti 2028.

Ky plan nuk lidhet me paketën e re të sanksioneve, por Sllovakia i lidhi të dy çështjet.  Kalas tha gjithashtu se çështja e aseteve të “ngrira” ruse në BE do të diskutohet në takimin joformal të ministrave të jashtëm në fund të gushtit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota