E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara nga koronavirusi

Danimarka ka rihapur kufijtë për çiftet që janë ndarë nga partnerët e tyre si pasojë e koronavirusit.

Të hënën, partnerët e ndarë që jetojnë në shtetet nordike apo në Gjermani, janë lejuar të hyjnë në Danimarkë.

Aktualisht rregullat kërkojnë që njerëzit të vërtetojnë lidhjen e tyre para autoriteteve përmes fotografive, mesazheve të shkruara apo shkëmbimit të adresave elektronike.

Mirëpo Ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup, ka thënë se këto rregullore do të lehtësohen në ditët në vijim, dhe krejt çfarë do të duhet është një letër e nënshkruar nga të dyja palët.

“Nëse thoni se keni të dashur dhe nënshkruani dokumentin, në do të pretendojmë se është e vërtetë”, ka thënë Hækkerup për televizionin,TV2.

Një numër shtetesh janë duke konsideruar rihapjen e kufijve të brendshëm të Evropës, teksa shkalla e infektimit me koronavirus zvogëlohet.

Gjermania ka propozuar lejimin e hyrjes së udhëtarëve nga 25 vende të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet si Islanda dhe Norvegjia nga 15 qershori./ REL

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota