E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

COVID-19, ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re jep dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re, David Clark ka dhënë dorëheqje pas polemikave në lidhje me trajtimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat shtetërore njoftuan se Clark dha dorëheqjen pasi ishte nën presion që nga fillimi i reagimit së qeverisë për përhapjen e sëmundjes disa muaj më parë.

“Unë gjithmonë kam mendimin se ekipi duhet të jetë në rend të parë, kështu që unë kam vendosur që është më mirë për mua të tërhiqem”, tha Clark.

Në dorëheqjen e tij, Clark tha se nuk dëshiron të jetë një shpërqendrim nga reagimi i qeverisë ndaj pandemisë.

Clark javën e kaluar fajësoi zyrtarët shëndetësorë për gabime në kufijtë, pasi vendi raportoi disa raste të importuara, që shkaktoi një reagim të zemëruar të opinionit.

Ai gjithashtu është kritikuar për shkak se ka shkelur disa rregulla për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kryeministrja Jacinda Ardern pranoi dorëheqjen e tij dhe emëroi Chris Hipkins, ministrin e Arsimit, të udhëheqë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Zelanda e Re është vlerësuar për suksesin e saj në luftimin e COVID-19.

Muajin e kaluar, Adern njoftoi se Zelanda e Re nuk kishte raste aktive dhe se vendi do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani Zelanda e Re ka regjistruar 1.530 raste të koronavirusit, përshirë 22 raste të vdekjeve ndërsa aktualisht vetëm një pacient me COVID-19 është i shtruar në spital.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota