E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

COVID-19 merr hov në Rusi

Rusia po raporton rritje të rasteve të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen vdekjeprurëse COVID-19. Autoritetet raportuan të dielën (13 qershor) 14.723 raste të reja me koronavirus, përfshirë 7.704 në Moskë.

Shifra është më e larta që nga 13 shkurti.

Grupi punues kundër koronavirusit tha se 357 njerëz kishin vdekur nga shkaqe të lidhura me koronavirusin në të gjithë vendin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 126.430.

Por, sipas Agjencisë Federale të Statistikave, e cila ka bërë një llogaritje të veçantë, Rusia regjistroi rreth 270.000 vdekje midis prillit 2020 dhe prillit 2021.

Në kryeqytetin rus, Moskë, njerëzit janë udhëzuar që të punojnë nga shtëpitë javën e ardhshme.

Më 12 qershor, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin, tha se të paktën deri më 20 qershor, restorantet, baret dhe vendet e ngjashme në qytet mund të mos u shërbejnë klientëve pas orës 11:00.

Autoritetet kanë njoftuar që personat të cilët nuk mbajnë maska dhe doreza në vendet publike do të gjobiten me 70 dollarë.

Më 12 qershor, agjencia e lajmeve Interfax citoi presidentin rus, Vladimir Putin, të thoshte se 18 milionë rusë deri më tani janë vaksinuar kundër COVID-19.

Rusia ka rreth 144 milionë banorë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota