E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

COVID-19, Los Anxhelos urdhër tre-javor për qëndrim në shtëpi

Në SHBA numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në mbi 13 milionë që prej fillimit të pandemisë ndërsa ai i viktimave në 264 mijë.

Një rritje e infektimeve me koronavirus ka bërë që qarku i Los Anxhelosit në Kaliforni të lëshojë një urdhër të ri tre-javor, për qëndrim në shtëpi, i cili do të hyjë në fuqi të hënën. Zyrtarët lokalë kishin njoftuar më parë se do të lëshonin një urdhër kufizues kur rastet e reja me COVID-19 të arrinin në mesatarisht 4,500 të prekur në ditë për një periudhë pesë-ditore. Të premten, mesatarja e pesë ditëve të fundit ishte 4,751.

Urdhri ndalon grumbullimet publike apo private të njerëzve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi. Dyqanet që konsiderohen thelbësore do të lejohen të qëndrojnë të hapura, duke operuar me gjysmë kapaciteti. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në ditët në vijim, numri i rasteve të reja COVID-19 mund të duket çorientues, si rezultat i kryerjes të më pak testeve gjatë festës së Falënderimeve dhe orareve të reduktuara të qendrave ku kryen ato.

Numri i rasteve të reja mund të duket më i ulët se zakonisht për shkak të festës, por numrat, thonë ekspertët, nuk do të japin një panoramë të qartë sesi paraqitet situata në vend.

Të premten numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara arriti në 90,000 pas gati dyfishimit në muajin e fundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shtrimet në spital vijnë pas disa javësh rritjeje të normave të infeksionit në Shtetet e Bashkuara.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota