Rreth 3.5 milionë nëpunës shtetërorë dhe publikë në Gjermani do të marrin një rritje prej 2.8 për qind vitin e ardhshëm dhe një bonus 1300 euro për shkak të pandemisë koronavirus, sipas marrëveshjes mes dy sindikatave dhe autoriteteve lokale gjermane.
Marrëveshja do të zbatohet për spitalet shtetërore, shkollat, policinë, zjarrfikëset dhe shërbimet administrative në të gjitha shtetet, përveç Hessen, ku një marrëveshje e ngjashme u arrit muajin e kaluar.
Rritje më të mëdha janë planifikuar edhe për disa punonjës mjekësorë, si dhe një bonus prej 650 eurosh për kursantët dhe praktikantët.



