E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cili është udhëheqësi botëror më i ndjekur në Instagram?

Udhëheqësi më i ndjekur botëror në Instagram është kryeministri indian Narendra Modi, me 14.8 milionë ndjekës. Pas tij është presidenti indonezian Joko Widodo, me 12.2 milionë pasues, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me 10 milionë.

Shumë prapa, në renditjen e hartuar nga Twiplomacy është kryeministri Giuseppe Conte, me më pak se 300 mijë ndjekës.

Papa Françesko është në vendin e katërt me 5.7 milionë ndjekës.

Pas sovranit të Vatikanit është Mbretëresha Rania e Jordanisë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe profili i Shtëpisë së Bardhë, të cilët ndiqen nga më shumë se 4 milionë pasues.

Në vendin e tetë ndodhet familja  mbretërore, e cila i ka rritur ndjekësit e saj 570 mijë  më 19 maj 2018, dita e #RoyalWedding midis princit Harry dhe Meghan Markle.

Presidenti italian Giuseppe Conte, është shumë prapa në klasifikimin e përgjithshëm, duke pasur vetëm 288 mijë pasues, por është i teti në atë krahasim me udhëheqësit evropianë. Ai u citua për veçantinë e fotografisë së tij më të suksesshme, që e portretizon atë në vendin e tij të lindjes, Volturara Appula.

Ndër evropianët, pas familjes mbretërore britanike, më i ndjekuri është presidenti francez Emmanuel Macron (1.2 milionë ndjekës) dhe kancelarja gjermane Angela Merkel (763 mijë). Renditja përfshin vetëm krerët e shtetit dhe qeverisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota