Nuk është vetëm peshku që është i kripur në Islandë. Një natë në hotel, një drekë, një veshje apo një biletë autobusi kushtojnë mesatarisht më shtrenjtë, ose shumë më shtrenjtë, se kudo tjetër në Evropë.
Në ishullin në jug të Arktikut, çmimet e konsumit janë mesatarisht 56% më të larta se pjesa tjetër e Evropës në 2018, duke e renditur Islandën shtetin më të shtrenjtë përpara Zvicrës (52%), Norvegjisë (48%) dhe Danimarkës (38%), sipas të dhënave të Eurostat të përditësuara në fund të qershorit.
Përpara nisjes së tij për në Islandë, Quint Johnson i ardhur nga SHBA-ja me familjen e tij për një javë pushime, kishte bërë disa kërkime për të shmangur surprizat e pakëndshme.



