E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cilat janë vendet ku shtetësia fitohet në lindje?

Tridhjetë e shtatë vende u japin shtetësinë foshnjave të lindura në territorin e tyre, në mënyrë të pakushtëzuar. Më 20 janar 2025, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund fitimit të shtetësisë me lindje për disa fëmijë të lindur në SHBA.

Por, cilat janë vendet ku shtetësia fitohet në lindje e në cilat ka kufizime?

Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, vendet ku shtetësia fitohet në lindje janë: Shtetet e Bashkuara (deri tani), Kanadaja, Meksika, Kili, Uruguai, Pakistani, Lesoto, Tanzania, Antigua dhe Barbuda, Barbadosi, Belizeja, Kosta Rika, Kuba, Dominika, El Salvadori, Grenada, Guatemala, Hondurasi, Xhamajka, Nikaragua, Panamaja, Shën Kits dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincent dhe Grenadine, Trinidad dhe Tobago, Argjentina, Bolivia, Brazili, Ekuadori, Gujana, Paraguai, Peruja, Venezuela, Fixhi, Tuvalu e Republika Dominikane.

Ndërkohë, në shtete si Australia, Kamboxhia, Kolumbia, Egjipti, Franca, Gjermania, Greqia Hong Kongu, Irani, Irlanda, Izreali, Italia, Japonia, Luksemburgu, Makau, Malajzia, Malta, Mongolia, Maroku, Namibia, Zelanda e Re, Portugalia, Afrika e Jugut, Spanja, Sudani, Sao Tome dhe Principe, Tajvani, Tajlanda, Tunizia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar e Mali, fitimi i shtetësisë në lindje është “i kufizuar”.

Fëmijët e diplomatëve dhe të atyre që punojnë për qeveritë e huaja shpesh përjashtohen nga e drejta e shtetësisë me lindje në vendet ku fitimi i shtetësisë është cilësuar si “i kufizuar.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota