E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çiftet e sapomartuar në Kinë përfitojnë shpërblim nëse nusja është në këtë moshë

Një konte në Kinë po i ofron çifteve të sapomartuara një shpërblim prej 1000 Yuan (109 Paund) nëse nusja është në moshën 25 vjeç ose më e re. Vendi po përballet me ulje të lindshmërisë dhe po kërkon mënyra për të nxitur të rinjtë që të martohen.

Konteja Changshang tha se shpërblimi është për të promovuar “martesat në moshën e duhur dhe shtatzënitë” për kurorëzimin e parë.

Gjithashtu është paraqitur një paketë asistence për rritjen e fëmijës, fertilitetin dhe edukimin për çiftet që kanë fëmijë.

Martesat në Kinë kanë arritur shifrën më të ulët në vitin 2022, rreth 6.8 milionë dhe janë 800.000 më   pak se në 2021. Ky është numri më i ulët prej vitit 1986. Rënia në numrin  e martesave ka ndikuar drejtpërdrejt në lindshmëri pasi politikat e vështirësojnë mëmësinë për nënat beqare.

Shumë gra nuk duan të bëjnë fëmijë për shkak të shpenzimeve të larta për rritjen e fëmijës ose përkushtimit në karrierë. Diskriminimi gjinor dhe steriotipi që gruaja duhet të kujdeset për fëmijët janë ende të përhapura masivisht në Kinë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota