Kryeministri, Boyko Borisov tha se Bullgaria ende ka për qëllim të adoptojë monedhën euro në vitin 2022, pavarësisht kundërshtimit të bizneseve lokale të cilat shqetësohen për ndikimin në ekonomi.
Kryeministri Borisov tha gjatë një takimi me biznese në Sofje se përfitimi kryesor i adoptimit të monedhës euro është se sistemi bankar i vendit do të bëhet më i diciplinuar.
Duke qenë pjesë e vendeve që përdorin euron, bankat e mëdha në Bullgari do të mbikqyren nga Banka Qëndrore Evropiane, dhe jo nga autoritetet kombëtare të Bullgarisë.



