E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bullgaria nuk do ta nënshkruajë Paktin Global të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt

Zyrtarët bullgarë sinjalizuan se vendi i tyre nuk do të nënshkruajë një pakt global për të nxitur migrimin e rregullt dhe të sigurt, duke thënë se ai do t’i dëmtonte interesat shtetërorë.

Kryetari i partisë më të madhe në parlament, GERB, Tsvetan Tsvetanov, tha pas një takimi të koalicionit qeveritar se “pozicioni i Qeverisë së Bullgarisë do të jetë të mos i bashkohet paktit global të Kombeve të Bashkuara për migrimin”.

Parlamenti i Bullgarisë do të debatojë për paktin të mërkurën.

Koalicioni qeverisës ka një shumicë të thjeshtë prej 122 ligjvënësish në dhomën prej 240 ulësesh.

Pakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.

Muajin e kaluar, edhe Austria ka thënë se nuk do ta nënshkruajë atë.

Dhjetorin e kaluar, ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi paktin, ndërsa, në korrik, Hungaria e ka bërë të njëjtën gjë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota