E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Britanikët duan ta luftojnë Coronën me karantinë

Nga 8 qershori të gjithë ata që hyjnë në Britaninë e Madhe duhet me detyrim të futen në vetëizolim. Kush nuk i respekton rregullat e karantinës duhet të llogarisë me dënime të rrepta.

Britania e Madhe synon që me masat e karantinës të mënjanohet që infeksionet e mundshme nga jashtë ta shkaktojnë një valë të dytë pandemie në këtë vend, thotë ministrja e Punëve të Brendshme, Priti Patel. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë nga 8 qershori, pavarësisht nënshtetësisë së tyre duhet të lenë në kufi të dhënat e kontaktit dhe adresën.

Britanikët që vijnë nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, të tjerët duhet të marrin masa për izolimin. Kush nuk e respekton karantinën duhet të llogarisë me gjoba deri 1000 paund (rreth 1117 euro). Sipas mediave britanike, karantina do të kontrollohet në mënyrë sporadike. Kjo masë fillimisht është e pakufizuar në kohë. Çdo tre javë do të kontrollohet zgjatja e saj.

UK Priti Patel ARCHIV (picture alliance/empics/Yui Mok)

Priti Patel

Përjashtime

Përjashtime ka për pak persona. Shoferët e transportit, punëtorët sezonalë, udhëtarët nga Irlanda, Isle of Man dhe ishujt e kanalit të La Manshës si edhe personeli mjekësor që jep kontribut në luftimin e pandemisë mund të lëvizin pa kufizime në vend.

Prej javësh qeveria në Londër ndodhet në kritikë për shkak të mënyrës së veprimit me virusin Corona. Në asnjë vend tjetër në Europë nuk ka pasur kaq shumë raste vdekjesh që lidhen me COVID-19 sa në Britaninë e Madhe. Më shumë 41.000 raste. Ndërkohë numri i infektimeve të reja ka rënë.

Großbritannien, London: Fahrradfahren in Zeiten von Corona (picture-alliance/dpa/K. O'connor)

Londra

Ekonomia paralajmëron nga pasojat

Kritika mbi masat e karantinës vijnë nga ekonomia britanike. Pa një kufizim kohor një detyrim i tillë për karantinë e bën „një situatë të vështirë për degën e fluturimeve në Britaninë e Madhe dhe të gjitha sipërmarrjet që lidhen me të edhe më të vështirë “, thuhet në një letër të Shoqatës së Fluturimeve për kryeministrin Boris Johnson. Njerëzit nuk do të fluturojnë as nga e as për në Britaninë e Madhe, thuhet në letrën e shoqërive të fluturimit.

la/qu/rb (dpa, rtr, afp)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota