E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Britania heq masën e karantinës për qytetarët e 56 vendeve

Autoritetet britanike kanë hequr masën e karantinës 14-ditore për qytetarët e gjithsej 56 vendeve.

Ministria britanike e Transportit njoftoi se masa e karantinës për qytetarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga 56 vende do të shfuqizohet.

Udhëtarët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga këto 56 vende nuk do të duhet të qëndrojnë në karantinë, përveç nëse ata kanë vizituar një vend që nuk është në këtë listë.

Lista e vendeve përfshin Gjermaninë, Zelandën e Re, Italinë, Spanjën, Japoninë, Danimarkën, Turqinë dhe Francën, si dhe Kroacinë dhe Serbinë nga rajoni i Ballkanit.

Lista nuk përfshin SHBA-të, Meksikën apo Brazilin, ku pandemia e virusit është zgjeruar ndjeshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar, masa e karantinës 14-ditore për qytetarët që vijnë nga jashtë ka filluar të zbatohet që nga 8 qershori.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota