E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Brexit-i pa marrëveshje “kërcënon sigurinë e ushqimeve” në Britani

Dalja pa marrëveshje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian kërcënon sigurinë e ushqimeve në këtë vend dhe çon në çmime më të larta dhe rafte të zbrazëta, paralajmëroi Konsorciumi Britanik i Shitësve me Pakicë.

Në letrën që nënshkruan disa kompani thuhet se, në rast të Brexit-it pa marrëveshje, magazinimi i ushqimeve të freskëta është i pamundur dhe se Britania e Madhe është shumë e varur nga BE-ja për prodhim.

Më 15 janar, Parlamenti britanik ka refuzuar të miratojë marrëveshjen që ka arritur kryeministrja britanike, Theresa May, me BE-në rreth kushteve të divorcit.

Publikimi i letrës paralajmëruese nga shitësit britanikë vjen një ditë para se në parlament të votohet Plani B i kryeministres May.

Letra që ka parë BBC, thirret në shifrat e qeverisë, e cila, në rast të Brexit-it pa marrëveshje, ka paralajmëruar rënie mbi 80% të hyrjes së mallrave, që do të kërcënojnë disponueshmërinë e disa prodhimeve.

Siç raporton BBC, shitësit me pakicë kanë hezituar deri më tash të ndërhyjnë në debatin e Brexit-it, por po e bëjnë këtë pasi po afrohet data e largimit të Britanisë nga BE-ja, që është 29 marsi i këtij viti.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota