E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Brazili përballet me valë të pashembullt të nxehtësisë

Alarmet e kuqe janë lëshuar për gati 3.000 qyteza e qytete në Brazil, i cili është duke u përballur me valë të pashembullt të nxehtësisë.

Rekordet janë thyer në disa zona, përfshirë qytetin Rio de Zhaneiro – ku është krijuar ndjesia se temperatura ka qenë 52.5 gradë celsius.

Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri të premten.

Zyrtarët brazilianë kanë thënë se fenomeni El Nino dhe ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një moti të tillë.

Qyteti i Sao Paulos e ka regjistruar një mesatare prej 37.3 gradësh celsius në mesditën e së martës, ka raportuar Instituti Kombëtar i Meteorologjisë.

“Jam i dërmuar, është e vështirë. Kur shkoj në shtëpi, bëj dush me ujë të ftohtë, përndryshe nuk mund të zgjohem, sepse jam shumë i lodhur. Është e vështirë edhe të flesh”- tha një 22-vjeçar, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndërsa një 60-vjeçare, shitëse në rrugë, e ka përshkruar të nxehtin si të “padurueshëm” për ata që punojnë në ambiente të jashtme.

Ky mot i nxehtë është regjistruar në Brazil, më shumë se një muaj para nisjes së verës në hemisferën jugore.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende, dhe kjo situatë pritet të vazhdojë, përveç nëse merren masa për ta luftuar emetimin e gazrave serrë.

Ndërkohë, bota tani është duke u përballur me fenomenin El Nino, përgjatë të cilit rriten temperaturat globale, për shkak të ngrohjes së konsiderueshme të ujit në oqeane.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota