E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Brazil, mbyllen plazhet në Rio de Janeiro

Plazhet e famshme në qytetin brazilian të Rio de Janeiro janë mbyllur që nga kjo fundjavë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimin për mbylljen e plazheve e mori Eduardo Paes, kryetari i bashkisë së Rio de Janeiro-s, si pjesë e një grupi masash për shkak të situatës kritike me numrin e pacientëve dhe të shtruar në spital për shkak të COVID-19. Siç deklaroi ai, 95 për qind e kapacitetit të kujdesit intensiv në spitalet publike të qytetit është mbushur.

Gjatë fundjavës, është plotësisht i ndaluar qëndrimi në plazh, rrezitja dhe sporti, kurse policia ushtarake në plazhet e famshme Copacabana dhe Ipanema paralajmëroi ata që u përpoqën të shkelnin masat.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kundërshtoi masa të tilla si kufizimi i lëvizjes, mbajtja e maskave dhe kritikoi masat e miratuara për zonën e Rio de Janeiro-s.

Nga 5 marsi, Paes ndaloi funksionimin e objekteve gastronomike dhe dyqaneve pas orës 21:00 dhe vendosi orën policore nga ora 23:00 deri në 5:00 të mëngjesit me kohën lokale. Nga e hëna priten masa më restriktive në Rio de Janeiro.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota