E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bota G7 me projekte alternative kundrejt Kinës

Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-s ranë dakord në samitin e tyre në Cornwall për një iniciativë globale për projekte infrastrukturore.

Temat ekonomike dhe ato të politikës së jashtme dominuan ditën e dytë të samitit të G7-s, që po zhvillohet në Cornwall, Angli. Të shtunën shtetet e G7-s ranë në ujdi për krijimin e një iniciative globale infrastrukturore si kundërpeshë ndaj Kinës. Krerët e shtatë shteteve dhe qeverive të vendeve lider ë industrializuara vendosën të shtunën që vendeve të varfra t’u ofrojnë partneritete „të orientuar nga vlerat, cilësore dhe transparente”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. “Nuk bëhet fjalë të dalësh kundër Kinës ose të matesh me Kinën, por të krijosh një vizion pozitiv alternativ për botën”, tha një përfaqësues u Shtëpisë së Bardhë.

England | G7 Gipfel

Mikpritësi i samitit, Boris Johnson me presidentin Macron

Plani infrastrukturor përballë Rrugës së re të Mëndafshit

Plani infrastrukturor për vendet e varfra dhe ato në zhvillim u vendos me iniciativë të presidentit amerikan, Joe Biden. Ai synon të jetë një kundërpershë ndaj „Rrugës së re të Mëndashit”, të cilin Pekini po e nxit me zgjerimin e infrastrukturës së transportit, atë tregtare dhe industriale. Një sërë vendesh, sidomos SHBA e shohin me sy kritik rritjen e vazhdueshme të influencës së Kinës dhe e akuzojnë Republikën Popullore të Kinës, se i përdor projektet e këtij programi, si mënyrë për të rritur influencën e saj gjeopolitike. Sipas një përfaqësuesi amerikan, presidenti Joe Biden kërkon më shumë distancim nga Kina dhe krahas planit infrastrukturor global kërkon edhe një pozicionim kundër punës së detyruar të pakicës uigure ne Kinë.

UK G-7 Gipfel | Protest Extinction Rebellion

Protestat në kuadër të Samitit vazhdojnë

Si mësim nga kriza e Coronës vendet e G7-s duan të jenë të përgatitura me një paketë për shëndetin. Organizata të ndryshme humanitare akuzojnë shtetet e G7-s se masat e tyre në luftë kundër pandemisë nuk mjaftojnë.

la/ag

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota