E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Borxhi publik i Gjermanisë prek nivelin më të ulët që nga viti 2011

Gjermania ka ulur boxhin e përgjithshëm publik për 2.3 përqind në gjysmën e parë të këtij viti, duke shënuar shifrën më të ulët nga viti 2011, transmeton Reuters.

Pas uljes së re, borxhi i përgjithshëm i Gjermanisë prek shifrën e 1.93 trilion eurove.

Rritja e qëndrueshme ekonomike, i ka mundësuar Qeverisë Gjermane që të heqë borxhet publike pa marrë ndonjë hua.

Borxhet e të gjitha niveleve, duke përfshirë Qeverinë Federale, 16 shtete federale, komunat dhe sistemet e sigurisë shoqërore kanë rënë për 46.5 miliardë dollarë në periudhën janar-qershor, ka njoftuar Zyra e Statistikave Federale.

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel ka zvogëluar borxhin për 1.7 përqind, 16 shtetet federale, 3.6 përqind derisa sistemet e sigurisë shoqërore, 7.1 përqind.

Megjithatë një zvogëlim i tillë i borxheve përbën sfidë për Bankën Qendrore Evropiane, e cila duhet të diskutojë si do të investojë mjetet që rrjedhin nga obligacionet qeveritare nën programin e blerjes së aseteve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota