Me fjalë asgjësuese ish-ministri i Jashtëm e refuzoi edhe njëherë konceptin e Brexitit të kryeministres May. Në kongresin e konservatorëve në Birmingham ai tha se ai koncept është turp për Britaninë e Madhe.

Zbatimi i planit të May-t do ta bënte ekonominë e Britanisë së Madhe të nënshtruar për dekada ndaj rregullave, ndaj të cilave Londra nuk ka ndikim, kritikoi Johnson.”Kjo do të thoshte se çfarëdo që t’i binte ndër mend BE,…të gjitha këto budallëqe do të na duhej t’i vinim në jetë, pa pasur mundësi që të mbroheshin.”Ish-ministri i Jashtëm shtoi: “Kjo nuk është pragmatike, ky nuk është kompromis – është i rrezikshëm dhe sjell raporte jo të qendrueshme, politikisht dhe ekonomikisht.” E ashtuquajtura Marrëveshje e Chequers është sipas Johnsonit një “mashtrim” dhe duhet të refuzohet. Në fermën Chequers në veri të Londrës, kryeministrja Theresa May paraqiti në korrik programin e saj të përpunuar.
Jo referendum të dytë



