Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se Irani nuk duhet të “ngatërrojë maturinë e SHBA-së dhe ta marrë atë si dobësi”.
Duke folur në një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, Bolton tha se askush nuk i ka thënë Iranit “licencë gjuetie në Lindjen e Mesme”.
Komentet e Boltonit vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump anuloi sulmet ajrore ndaj caqeve brenda Iranit, pasi Teherani rrëzoi një dron amerikan. Trump tha se këto sulme nuk do të ishin kundërpërgjigje “proporcionale” pasi do të mund të vriteshin iranianë.



