E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Blinken: SHBA-ja dhe Berlini po punojnë në zbutjen e ndikimit të gazsjellësit rus

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni po punon me Gjermaninë për të ulur ndikimin e efekteve nga ndërtimi i gazsjellësit rus Rrjedha Veriore 2. Ai i tha një komiteti të Senatit se mund të ketë më shumë ndëshkime në lidhje me projektin.

“Shtetet e Bashkuara mbase mund të merren me ata që ofrojnë sigurime ose leje të tjera që gazjellësi të bëhet funksional”, tha Blinken.

Gazsjellësi rus Rrjedha Veriore 2 do të sjellë gazin direkt në Gjermani, përmes detit Baltik, duke anashkaluar rrugët tokësore kah Ukraina, Bjellorusia dhe vendet tjera.

Ndërtimi i tij gjithashtu do të ndalë mjetet tarifore të tranzitit në shumë prej miliarda dollarë për Ukrainën dhe vendet e tjera.

Kritikët kanë thënë se gazsjellësi do të rrisë varësinë e Gjermanisë nga furnizimet e energjisë ruse dhe do ta bëjë Berlinin më të ndjeshëm ndaj ndikimit rus.

Muajin e kaluar Departamenti i Shtetit njoftoi se nuk do të vendos sanksione ndaj operatorit rus të gazsjellësit, Nord Stream 2 AG, ose shefit të saj, Matthias Warnig, i cili është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Blinken tha se çështja kryesore për Departamentin e Shtetit tani është se çfarë do të ishte më efektive për të mbështetur interesat e Ukrainës dhe vendeve të tjera të prekura nga ky projekt.

Ai tha se gjëja më e keqe e mundshme ndo të ishte çrregullimi i raporteve me Gjermaninë dhe minimi i përpjekjeve të Uashingtonit për të punuar me Berlinin në zbutjen e dëmit nga ky projekt.

Gjermania ka refuzuar të ndalë punën në realizimin e projektit duke thënë se kjo është një çështje e brendshme.

Blinken tha se administrata amerikane vazhdon të besojë se tubacioni është “një ide e keqe” por duhet të marrë për bazë realitetin se tubacioni tani është rreth 95 për qind i kompletuar.

Ai rikujtoi se muajin e kaluar administrata vendosi sanksione ndaj 13 anijeve ruse dhe katër kompanive të përfshira në ndërtimin e tubacionit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota