E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Biden: Vaksina anti-Covid, falas për amerikanët

Joe Biden premton vaksinim falas për amerikanët kundër COVID-19. Fituesi i garës presidenciale të 3 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara nuk ka pritur marrjen zyrtarisht të detyrës. Që këtë të Martë shpalosi përmes një konferencë online vendimmarrjen e parë, atë për ngritjen e një bordin këshillim kalimtar për COVID-19, që përbëhet nga një ekip ekspertësh të shëndetit.

“Kur vaksina të jetë gati, do ta shpërndajmë në mënyrën më të shpejtë dhe më të drejtë të mundshme si dhe falas”.

Presidenti i zgjedhur tha se ka për qëllim shtrirjen e gjerë të testimit të shpejtë, në mënyrë që asnjë amerikan mos mbetet pa testuar, teksa vendi renditet në krye të listës globale të të prekurve me COVID-19. E teksa firmat Pfizer dhe BioNTech njoftuan zbulimin e një vaksine të përbashkët, me të cilën vaksinimi do të nisë që këtë vit për amerikanët, presidenti në detyrë Donald Tramp iu rikthye teorive konspirative në Twitter, duke e lidhur pandeminë me përpjekjet për ta larguar atë nga detyra.

“Demokratët nuk donin që unë të kisha trofeun e vaksinës para zgjedhjeve. Prandaj, kjo doli vetëm 5 ditë më vonë, ashtu siç kam thënë gjithmonë. Nëse Joe Biden do të ishte president, vaksinën nuk do t’a kishit as për katër vite të tjera e as do të arrihej kaq shpejt. Burokracitë do kishin marrë miliona jetë!”

Pfizer dhe Biontech nuk janë pjesë e nismës globale COVAX ku renditet edhe Shqipëria, por ato janë kanë premtuar të furnizojnë të gjitha vendet anëtare që janë pjesë e saj me doza të mjaftueshme sapo vaksina të jetë gati. Përmes Twitter-it, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se së shpejti do të nënshkruajë një kontratë për të furnizuar vendet europiane me 300 milionë doza. Sipas shtypit italian, qeveria e këtij vendi ka një marrëveshje me këto firma që nuk është bërë publike për furnizimin me 1.7 milionë doza brenda Janarit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota