E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Biden: Amerika është kthyer, sërish do ta udhëheqë botën

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden tha se ishte i kënaqur sepse administratës iu lejua të fillonte transferimin e pushtetit në procesin e formimit të një qeverie të re.

Biden iu drejtua publikut sot në Wilmington, Delaware, ku ka prezantuar edhe disa prej figurave me të cilët do ta udhëheq SHBA-në, raporton cnn.

“Kalimi i pushtetit do të lejojë ekipin tim të përgatitet për sfidat që priten përpara, në procesin e transferimit të pushtetit nga administrata e Trumpit”, tha Biden.

Biden u konfirmua nga Agjencia Shtetërore për Çështjet e Përgjithshme si fituesi i zgjedhjeve në SHBA, i cili i lejon ekipit të tij qasje në shërbimet federale dhe Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë që të eliminojë kërcënimet e mundshme të sigurisë.

Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme për të udhëhequr botën”, tha presidenti i sapozgjedhur Biden, duke përfaqësuar ekipin diplomatik dhe të sigurisë kombëtare të qeverisë së ardhshme.

“Është një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer, e gatshme për të udhëhequr botën dhe jo për t’u tërhequr nga ajo,” tha Biden, duke lënë të kuptohet një kthesë në politikën e jashtme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota